Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Hamas: Jemi gati për muaj të tërë luftimesh kundër Izraelit

Hamasi është gati të luftojë për muaj të tërë, deklaroi sot lideri i tij, Mahmud Al-Zahar në një intervistë telefonike për një transmetues në Gaza.

Hamas: Jemi gati për muaj të tërë luftimesh kundër Izraelit

“Në rast armëpushimi duhet të respektohen kushtet e vendosura nga Hamasi si heqjen e bllokadës kundër Gazës dhe lirimin e të arrestuarve nga Izraeli muajin e kaluar”, theksoi ai.

Gjashtë palestinezë, përfshirë një grua, u vranë mesnatën e kaluar gjatë dy sulmeve izraelite në Rripin e Gazës.

Pesë të tjerë janë vrarë dhe 15 të plagosur në një shtëpi në Rafah. Personi i gjashtë, 33 vjeç, u vra në një sulm në lagjen Tel Al-Hawa të Gazës.
Në total janë vrarë 95 persona që nga fillimi i sulmeve izraelite.

Sipas ushtrisë izraelite, sistemi antiraketë i vendit ka interceptuar dhe eliminuar 44 raketa që vinin nga Gaza. “Totali i tyre arrin në 184”, tha një zëdhënës i ushtrisë izraelite.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme