Holder: Të paktën 100 ekstremistë amerikanë në Irak dhe në Siri

Holder u kërkoi përveç të tjerave aleatëve evropianë një shkëmbim informacionesh për udhëtarët që mund të niseshin për luftë në këto dy vende.

Holder: Të paktën 100 ekstremistë amerikanë në Irak dhe në Siri

Sekretari amerikan i Drejtësisë, Eric Holder konfirmoi sot se SHBA-ja po hetonte për të paktën 100 shtetas amerikanë për bashkëpunimin e tyre me organizatat ekstremiste në Siri dhe në Irak.

Holder u kërkoi përveç të tjerave aleatëve evropianë një shkëmbim informacionesh për udhëtarët që mund të niseshin për luftë në këto dy vende.

“Ne kemi dënuar njerëz dhe kemi vënë në zbatim ligjet tona për të dënuar personat që kanë si qëllim të shkojnë në Siri për të mbështetur organizatat terroriste”, konfirmoi Holder në një konferencë shtypi me homologun norvegjez, Anders Anundsen.

“Zyrtarët e shërbimit sekret amerikan kanë theksuar se rreth 23 000 ekstremistë janë aktualisht aktivë në Siri. Mes tyre ndodhen më shumë se 7 000 luftëtarë të huaj, dhjetëra prej të cilëve amerikanë, ndërsa kjo shifër vjen duke u rritur”, shtoi ai.

Ai u kërkoi qeverive të komunikojnë mes tyre për lëvizjet e rezidentëve amerikanë dhe evropianë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme