Abdullah nuk pranon fitoren e zgjedhjeve presidenciale nga Ghani

Duke folur në një takim para mbështetësve të tij, Abdullahu deklaroi se “kam fituar në të dyja raundet dhe shumë shpejt do të prezantoj qeverinë time”.

Abdullah nuk pranon fitoren e zgjedhjeve presidenciale nga Ghani

Ish-ministri i Jashtëm afgan, Abdullah Abdullah deklaroi sot në Kabul refuzimin e rezultateve të zgjedhjeve presidenciale përballë ish-ministrit të Financave, Ashraf Ghani.

Duke folur në një takim para mbështetësve të tij, Abdullahu deklaroi se “kam fituar në të dyja raundet dhe shumë shpejt do të prezantoj qeverinë time”. “Unë nuk do të pranojë kurrë një qeveri si rezultat i mashtrimeve, pasi nuk duhet të luftojmë për pallatin presidencial, por për të mirën e popullit”, theksoi ai.

Në fjalën e tij, Abdullahu u shpreh se ”rezultatet e raportuara dje ishin rezultat i një marrëveshje ndërmjet Komisionit Zgjedhor të Pavarur (IEC), Pallatit Presidencial dhe Ghanit”.

Ish-ministri është shprehur se orët e fundit ka pasur biseda telefonike me presidentin e Shteteve të Bashkuara Bashkuara të Amerikës, Barack Obama dhe Sekretarin i Shtetit, John Kerry, ndërsa shtoi se “Kerry e ka siguruar se së shpejti do të jetë në Kabul”, deklaroi Abdullah.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme