Turkmenët e Irakut nuk i binden ISID-it

Lideri fisnor i turkmenëve të Irakut, Hajdar Ali Çolak, deklaroi se pas refuzimit të fisit Ali Beshar Halaj Bek el-Abasijin për tiu nënshtruar ISID-it mes tyre po jetohen luftime të ashpra me të vrarë dhe të plagosur në të dyja anët.

Turkmenët e Irakut nuk i binden ISID-it

Turkmenët e Irakut refuzuan ti binden Organizatës së Shtetit Islamik të Irakut dhe Damaskut.

Mësohet se pas refuzimit të Turkmenët suni të Telaferit për tu nënshtruar ndaj ISID-it pas shpalljes së kalifatit mes fiseve turkmene dhe militantëve jetohen përleshje të mëdha.

Lideri fisnor i turkmenëve të Irakut, Hajdar Ali Çolak, deklaroi se pas refuzimit të fisit Ali Beshar Halaj Bek el-Abasijin për tiu nënshtruar ISID-it mes tyre po jetohen luftime të ashpra me të vrarë dhe të plagosur në të dyja anët.

Çolak tha se me mijëra turkmen u detyruan të largohen nga vendet e tyre për shkak të luftimeve, ndërsa shtëpitë janë të ekspozuar ndaj plaçkitjeve.

Ndërkaq ende nuk ka ndonjë informatë më të hollësishme në lidhje me numrin e mundshëm të të vrarëve ose të plagosurve në luftimet e fundit. Shumica e banorëve të qytetit Telafer, një qytet strategjik që ndodhet në perëndim të Mosulit, janë turkmenë.

Në anën tjetër sipas informatave të marra nga një zyrtarë në qytetin Samarra, forcat irakiane arritën të marrin nën kontroll zonat Uvejnat dhe el-Auxhe që ndodhen 7km larg nga qendra e qytetit Tikrit të prefekturës Selahadin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme