Clinton: Snowden duhet të mbrohet në SHBA

Sidoqoftë, ligji amerikan për spiunazhin, i miratuar që në vitin 1917, nuk bën asnjë dallim mes spiunëve, madje edhe ndaj atyre që denoncojnë aktivitete të paligjshme.

Clinton: Snowden duhet të mbrohet në SHBA

Ish-konsulenti i Agjencisë Amerikane të Sigurisë (NSA) Edward Snowden, i akuzuar për spiunazh nga vendi i tij, duhet të ketë të drejtën e një mbrojtjeje ligjore në vendin e tij, deklaroi ish-sekretarja e Departamentit amerikan të Shtetit, Hillary Clinton gjatë një interviste video, ekskluzivisht për gazetën britanike ”The Guardian”.

Sidoqoftë, ligji amerikan për spiunazhin, i miratuar që në vitin 1917, nuk bën asnjë dallim mes spiunëve, madje edhe ndaj atyre që denoncojnë aktivitete të paligjshme. Ligji nuk parashikon që një i akuzuar i tillë të mbrohet.

”Në fakt, Snowden i akuzuar se ka grabitur dhe bërë publike dokumente qeveritare ‘top secret’, ndoshta do të akuzohet për të tjera gjëra nëse vendos të kthehet në SHBA”, shkruan gazeta britanike.

Nga ana e tyre, mbrojtësit e tij ligjorë këmbëngulin se një nga pengesat kryesore për një kthim të Snowdenit është pikërisht pamundësia për t’u mbrojtur në interes të opinionit publik.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme