Bombat nën këpucë dhe smartfonë sfidat e reja të terrorizmit

Frika është rritur kohët e fundit pasi eksperti i bombave i al-Kaedës, Ibrahim Hassan al-Asiri.

Bombat nën këpucë dhe smartfonë sfidat e reja të terrorizmit

Bombat nën këpucë dhe në smartfonë janë sfidat e reja që ka ndërmarrë kohët e fundit terrorizmi ndërkombëtar dhe që gjatë kësaj jave ka çuar në rritjen e nivelit të sigurisë në dhjetëra aeroporte në Evropë dhe në Lindjen e Mesme.

Sipas gazetës britanike ”Telegraph” frika është rritur kohët e fundit pasi eksperti i bombave i al-Kaedës, Ibrahim Hassan al-Asiri është duke ideuar edhe një eksploziv të ri, i aftë për t’u anashkaluar kontrolleve aktuale të sigurisë në aeroporte.

”Nuk është çudi që autoritetet e SHBA-së u kanë kërkuar vendeve aleate që të tregojnë kujdes të veçantë ndaj smartfonëve dhe këpucëve të pasagjerëve që udhëtojnë direkt për në Amerikë”, shkruan gazeta britanike.

”Është vërtet për t’u shqetësuar pasi al-Asiri mund të ketë krijuar një tip eksplozivi më të sofistikuar nën këpucë sesa ai që përdori britaniku Richard Reid më 2001 duke tentuar të hidhte në erë një avion të linjë Paris-Miami me një eksploziv të tillë, të fshehur nën këpucët e tij”, thekson gazeta.

Por, gjithashtu një rrezik tjetër i padukshëm që shqetëson autoritetet amerikanë është se mjeshtri i bombave al-Asiri është duke hartuar një të ashtuquajtur ”bombë trupore”, që është një eksploziv që do të futet direkt me ndërhyrje kirurgjikale në trupin e terroristit që do të marrë përsipër vetëshpërthimin.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme