Merkel-Obama: Rusia të bëjë pjesën e saj me separatistët ukrainas

Kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe Presidenti amerikan, Barak Obama nënvizuan rëndësinë e një armëpushimi mes palëve në konfliktin ukrainas, gjatë një bisede telefonike për situatën në ish-republikën sovjetike.

Merkel-Obama: Rusia të bëjë pjesën e saj me separatistët ukrainas

”Merkel dhe Obama theksuan se i takonte mbi të gjitha Rusisë për të bërë pjesën e saj me separatistët duke u kërkuar që të respektonin armëpushimin”, thuhet në një komunikatë të qeverisë gjermane.

”Për më tepër, nga kufiri rus nuk duhet të futen më armë apo trupa ushtarake”, theksuan dy liderët.

”Objektiv i përbashkët i SHBA-ve dhe Gjermanisë mbetet stabilizimi i Ukrainës”, shtuan Merkel dhe Obama.

”Shansi i një armëpushimi nuk duhet të humbasë. Nëpërmjet stabilizimit, Ukraina duhet të rigjejë mundësitë e rrugës së saj në mënyrë demokratike”, përfundon komunikata.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme