Irak - Populli nuk është palë e konfliktit me bazë sektare

Edhe pse konfliktet ndërmjet palëve në Irak nuk dinë të marrin fund, mes civilëve mbizotëron një solidaritet i plotë. Sunitët, shiitët dhe të krishterët, të gjithë bashkë u shkojnë në ndihmë turkmenëve, që janë arratisur nga qytetet Tikrit dhe Tuz’hurmatu për t’u strehuar më pas në Kirkuk.

Irak - Populli nuk është palë e konfliktit me bazë sektare

Turkmenët janë ata më të prekurit nga përleshjet në Irak.

Grupe turkmenësh, të arratisur nga luftimet në Tuz’hurmatu dhe Tikrik, strehohen në Kirkuk dhe në zona më të thella të vendit.

Adresa e fundit e një grupi prej 250 turkmenësh është bërë një objekt i Ministrisë irakiane të Sportit në Kirkuk.

Të parët, që u kanë zgjatur dorën e ndihmës turkmenëve, shumica e të cilëve janë shiitë, kanë qenë vëllezërit e tyre sunitë.

Kjo e vërtetë lakuriqe tregon në fakt se midis popullit as që bëhet fjalë për një konflikt me baza sektare e fetare, që aktualisht ka gllabëruar rajonin.

Ndërsa ndihmat, që shpërndahen nga Jusuf Tomas Mirkisi, prift i të krishterëve kaldeikë të Kirkukut, qendra e të cilëve është në Bagdad, konsistojnë përgjithësisht në ushqime.

Prifti kaldeik thekson se ai nuk bën gjë tjetër veçse shpërndan ndihmat, që i dërgohen kishës nga sunitët, shiitët dhe të krishterët e qytetit.

Ai shprehet gjithashtu se nga sulmet preken të gjitha grupet, qofshin ata shiitë, sunitë apo të krishterë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme