Një diplomat i lartë iranian në Moskë për krizën në Irak dhe Siri

Zëvendësministri iranian i Punëve të Jashtme, Hossein Amir Abdollahian, mbërriti të martën në Moskë në vizitë zyrtare për të biseduar me homologun e tij rus për krizën në Irak dhe Siri, ku xhihadistët kanë marrë nën kontroll territore të gjera të këtyre dy vendeve.

Një diplomat i lartë iranian në Moskë për krizën në Irak dhe Siri

“Marrëdhëniet mes Irait dhe Rusisë janë në një nivel të shkëlqyeshëm. Por pavarësisht progresit në marrëdhëniet dypalëshe, situata në rajon lë për të dëshiruar”, deklaroi diplomati i nivelit të lartë iranian i cituar nga agjencia ruse “Itar-Tass”.

“Disa vende të rajonit mbështesin xhihadistët. Ata duhet të ndjekin një politikë konstruktive ose në të kundërt do të mbledhin frytet e politikës së tyre aktuale”, shtoi ai.

Në fillim të qershorit, udhëheqësi suprem iranian, Ajatollah Ali Khamenei, kishte akuzuar vendet e rajonit të Lindjes së Mesme se nuk e kanë marrë mjaftueshëm seriozisht rrezikun, që përfaqësojnë xhihadistët në Irak dhe Siri.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme