Irak - OKB: Rreth 2.500 të vdekur në muajin qershor

Sipas një bilanci të publikuar sot nga Kombet e Bashkuara, dhuna në Irak ka shkaktuar të paktën 2.417 të vdekur në muajin qershor si pasojë e ofensivës së xhihadistëve të ISID-it.

Irak - OKB: Rreth 2.500 të vdekur në muajin qershor

“Aktet e dhunës dhe terrorizmit kanë shkaktuar gjithashtu 2.287 të plagosur”, shtoi Nikolai Mladenov, përfaqësues special në Bagdad i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-Mun.

“Numri i madh i viktimave civile në një muaj ilustron urgjencën, që duhet për të garantuar mbrojtjen e civilëve”, theksoi ai.

Bilanci i vendosur nga NATO-ja për muajin maj është 799 të vdekur. Ky muaj mendohej si më i përgjakshmi që prej fillimit të vitit në Irak.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme