BE-ja përkrah ‘procesin e zgjidhjes’ në Turqi

Bashkimi Evropian (BE) deklaroi se ndjehet i kënaqur nga masat e reja që po merr qeveria turke me qëllim për të rigjallëruar ‘procesin e zgjidhjes’ dhe për garantimin e vijimësisë së armëpushimit aktual.

BE-ja përkrah ‘procesin e zgjidhjes’ në Turqi

Në komunikatën e përbashkët me shkrim të lëshuar nga Zëdhënësit e Përfaqësues së Lartë të BE-së për Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe Siguri, Catherine Ashton dhe Komisionerit të Zgjerimit dhe Politikën Evropiane të Fqinjësisë Stefan Füle thuhet se projektligji i ri duhet të krijojë një bazë ligjore më të fuqishme për vazhdimin e bisedimeve dhe mund të japë kontribute pozitive në stabilitetin e Turqisë dhe të drejtat e njeriut në këtë vend.

“BE-ja përkrah këto përpjekje që bëhen për një paqe të qëndrueshme”, vijon komunikata e përbashkët.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme