Irak – ISID shpall krijimin e "kalifatit Islamik"

Xhihadistët sunitë që kontrollojnë një pjesë të gjerë të territoreve në Irak dhe Siri shpallin krijimin e një kalifati islamik duke treguar kështu vendosmërinë për të zgjeruar edhe më tej hegjemoninë e Shtetit Islamik në Irak dhe Damask (ISID-ShIID).

Irak – ISID shpall krijimin e "kalifatit Islamik"

Xhihadistët sunitë që kontrollojnë një pjesë të gjerë të territoreve në Irak dhe Siri shpallin krijimin e një kalifati islamik duke treguar kështu vendosmërinë për të zgjeruar edhe më tej hegjemoninë e Shtetit Islamik në Irak dhe Damask (ISID-ShIID) si dhe duke i kërkuar myslimanëve në të gjithë botën të jenë besnik ndaj kryetarit të tyre.

Ata deklaruan se kalifati shtrihej nga qyteti i Alepos (në veri të Sirisë) deri në Dijala (lindje të Irakut) dhe u shprehën se është detyrë e të gjithë myslimanëve të botës që të shpallin besnikërinë e tyre ndaj Abu Bakr Al Baghdadi, i shpallur “kalif Ibrahimi”.

Kjo ngjarje e re, që rrezikon të modifikojë kufijtë ekzistues, pa dyshim do të ngjallë reagime alarmiste tek Perëndimorët dhe vendet arabe të konsideruara si të moderuara dhe do të shkaktojë zemërimin e komunitetit shiit, që është maxhoritar në Irak dhe Iran.

Madje kjo ngjarje do ta bëjë edhe më të vështirë detyrën e forcave irakiane që përpiqen të rimarrin rajonet e pushtuara nga ofensiva e vetëdijshme e filluar më 9 qershor nga Shteti Islamik në Irak dhe Damask (ShIID). Ky grupim që e quan veten tashmë “Shteti Islamik”, ka treguar nëpërmjet shpalljes së kalifatit se ka ndërmend që të qëndrojë gjatë në këto zona.

Autoritetet irakiane dhe siriane ende nuk kanë reaguar ndaj kësaj deklarate të bërë të dielën nëpërmjet një regjistrimi të zëdhënësit të grupit ultraradikal


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme