Presidenti rumun gjobitet për një deklaratë raciste kundër romëv

Vendimi i gjykatës nuk është përfundimtar pasi presidenti Basescu mund të apelojë para Gjykatës Supreme të Kasacionit.

Presidenti rumun gjobitet për një deklaratë raciste kundër romëv

Një gjykatë rumune dënoi presidentin e vendit, Traian Basescu me gjobën prej 600 lei (rreth 137 euro) për një deklaratë raciste kundër romëve, pasi e humbi procesin kundër Këshillit Kombëtar rumun për Luftën Kundër Diskriminimit.

Më 10 shkurt, ky këshill kërkoi një dënim me gjobë prej 600 lei për shefin e shtetit për shkak të diskriminimit të bashkësisë rome në lidhje me deklaratën e tij në Lubjanë kur tha se ”nomadët romë tradicionalisht jetojnë duke vjedhur”.

Megjithatë, vendimi i gjykatës nuk është përfundimtar pasi presidenti Basescu mund të apelojë para Gjykatës Supreme të Kasacionit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme