Ukrainë - Lirohen katër nga monitoruesit e OSBE-së të marrë peng

Janë liruar katër monitorues të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), që ishin marrë peng në maj nga separatistët prorusë në lindje të Ukrainës, njoftuan burime nga organizata.

Ukrainë - Lirohen katër nga monitoruesit e OSBE-së të marrë peng

Një nga drejtuesit e separatistëve në Donjeck deklaroi se të katër monitoruesit kanë mbërritur në një hotel në këtë qytet.

”Të katër monitoruesit janë mbajtur nga njëri prej liderëve të rebelëve në rajonin fqinj të Luganskut”, deklaroi Aleksander Borodai.

Një zyrtar i OSBE-së në Kiev e ka konfirmuar lirimin duke nënvizuar se “ata kanë munguar për 31 ditë”.

Mark Ethirington gjithashtu ka shprehur shqetësimin e tij për fatin e katër monitoruesve të tjerë, që besohet se po ashtu janë marrë peng nga separatistët prorusë në rajonin lindor të Ukrainës, më 29 maj.

Katër vëzhguesit e liruar të OSBE-së, nga Zvicra, Turqia, Estonia dhe Danimarka, janë dukur të lodhur, të tensionuar dhe nuk pranuan të flasin me gazetarët.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme