Jean-Claude Juncker zgjidhet për të drejtuar Komisionin Evropian

Ish-kryeministri luksemburgez, Jean-Claude Juncker u zgjodh sot nga presidentët dhe kryeministrat e Bashkimit Evropian për të drejtuar Komisionin Evropian, njoftoi presidenti i Këshillit, Herman Van Rompuy në rrjetin social Twitter.

Jean-Claude Juncker zgjidhet për të drejtuar Komisionin Evropian

“Vendimi është marrë. Këshilli i Bashkimit Evropian propozon Jean-Claude Juncker si president të ardhshëm të Komisionit Evropian”, shkruan Van Rompuy në faqen e tij të rrjetit social Twitter.

Emërimi i tij do t’i nënshtrohet tashmë një votimi në Parlamentin Evropian. Jean-Claude Juncker ishte mbështetur nga kancelarja gjermane, Angela Merkel pavarësisht kundërshtimit të kryeministrit britanik, David Cameron.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme