Izrael - Reuven Rivlin gati të takojë Abbasin

Presidenti izraelit, Reuven Rivlin, i zgjedhur në mes të qershorit dhe kundërshtar i deklaruar i krijimit të një shteti palestinez, ishte në favor të një dialogu me homologun e tij palestinez, Mahmud Abbas, raportoi të enjten media izraelite.

Izrael - Reuven Rivlin gati të takojë Abbasin

“Në të kaluarën kam takuar Mahmud Abbasin disa herë dhe do ta takojë sërish në të ardhmen”, deklaroi Reuven Rivlin para gazetarëve, sipas të përditshmes "Yedioth Ahronoth".

“Ne e kuptojmë që të dy se dialogu i drejtpërdrejtë është mënyra më e mirë për ta bërë Lindjen e Mesme një vend të sigurt”, shtoi ai.

Figurë shumë popullore, Reuven bën pjesë në krahun më të djathtë të Likud-it dhe është një përkrahës i flaktë i “Izraelit të Madh” dhe kundër krijimit të një shteti palestinez.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme