Ukrainë – Rebelët pranojnë një armëpushim të përkohshëm

“Në përgjigje të një armëpushimi të dekretuar nga Kievi, ne do të angazhohemi gjithashtu për një armëpushim nga ana jonë’’, deklaroi Oleksandr Borodai.

Ukrainë – Rebelët pranojnë një armëpushim të përkohshëm

Sipas një drejtuesi separatist ukrainas, rebelët në lindje të Ukrainës do të respektojnë një armëpushim të përkohshëm dhe do të nisin negociatat me presidentin, Petro Poroshenko.

“Në përgjigje të një armëpushimi të dekretuar nga Kievi, ne do të angazhohemi gjithashtu për një armëpushim nga ana jonë’’, deklaroi Oleksandr Borodai, lideri kryesor i Republikës së vetëshpallur separatiste të Donetskut, një prej bastioneve të kryengritësve.

“Ky armëpushim do të zgjasë deri më 27 qershor”, shtoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme