Rusia në bisedime për centralet bërthamore në Iran

Këto dy centrale do të vendosen në Bushehr, bregun e Gjirit Persik, pranë centralit të parë prej 1 000 megavatësh të vendosur tashmë në pjesën e ndërtuar nga Moska dhe që iu dha iranianëve në shtator 2013.

Rusia në bisedime për centralet bërthamore në Iran

Teherani dhe Moska zhvilluan bisedimet e fundit për një marrëveshje përsa i përket ndërtimit nga Rusia të dy centraleve bërthamore në Iran, njoftuan sot zyrtarët e dy vendeve.

Këto dy centrale do të vendosen në Bushehr, bregun e Gjirit Persik, pranë centralit të parë prej 1 000 megavatësh të vendosur tashmë në pjesën e ndërtuar nga Moska dhe që iu dha iranianëve në shtator 2013.

“Pas disa muajve negociatash, ne kemi arritur një marrëveshje, për ndërtimin e dy centraleve bërthamore, që është gati për tu nënshkruar (…) Ne shpresojmë që kjo do të realizohet sot ose nesër në Teheran”, deklaroi zëdhënësi i Organizatës iraniane të Energjisë Bërthamore (OIEA), Behruz Kamalvandi, cituar nga agjencia e lajmeve “Isna”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme