Kerry: Krerët irakianë duhet të lënë mënjanë ndasitë fetare

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i kërkoi sot nga Kajro krerëve irakianë të lënë mënjanë përçarjet fetare, duke garantuar se vendi i tij nuk ishte përgjegjës i krizës së provokuar nga ofensiva e papritur e kryengritësve sunitë.

103425
Kerry: Krerët irakianë duhet të lënë mënjanë ndasitë fetare

Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry i kërkoi sot nga Kajro krerëve irakianë të lënë mënjanë përçarjet fetare, duke garantuar se vendi i tij nuk ishte përgjegjës i krizës së provokuar nga ofensiva e papritur e kryengritësve sunitë dhe se nuk kërkon të zgjedhë liderët për Irakun.

Ndonëse ata nuk kanë kërkuar formalisht dorëheqjen e Nouri al Maliki, SHBA-ja, që në vitin 2003 pushtoi Irakun duke rrëzuar diktatorin Sadam Huseinin, nuk i kursen kritikat e veta kundrejt kryeministrit shiit, i akuzuar se ka rritur ndarjet mes komuniteteve fetare ne vend.

“Xhihadistët e Shtetit Islamik në Irak dhe Damask (ISID) kanë një ideologji që mbështetet në dhunë dhe shtypje. Është një kërcënim jo vetëm për Irakun por për të gjithë rajonin. Ne jemi në një çast kritik, ku ne duhet t’i kërkojmë krerëve irakianë të lenë mënjanë ndasitë fetare dhe të flasin për të gjithë”, vlerësoi Kerry.

“SHBA-ja nuk përpiqet të zgjedhë kë të dëshirojë ajo. I takon popullit irakian të zgjedhë drejtuesit e vet”, vazhdoi ai duke vlerësuar se “vendi i tij nuk është përgjegjës për faktin se Iraku është buzë kaosit”.

Kerry u shpreh gjatë një konference për shtyp të përbashkët me homologun e tij egjiptian në Kajro, në përfundim të një vizite surprizë të shkurtër në Egjipt, ku ai kërkoi reforma demokratike nga presidenti Abdel Fattah al Sissi, ish-shefi i ushtrisë që rrëzoi islamikun Muhamed Mursi një vit më parë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme