Izraeli sulmon nga ajri Rripin e Gazës

Izraeli sulmon nga ajri Rripin e Gazës

Avionët luftarak të Izraelit krahas depove të Brigadave Izzetin el-Kassam në zonën Beni Sehila organizuan edhe 5 sulme tjera nga ajri ndaj zonave Han Junus, Refaj dhe Rripit të Gazës.

Zona el-Mudahin që ndodhet në perëndim të Han Junusit u përfshi në këtë sulm me pretekst se aty ndodhen poligonet e trajnimit të Brigadave el Kassam.

Në anën tjetër bëhet e ditur se edhe kampet e trajnimit të Grupit të Xhihadit Islamik dhe të Brigadave el Kassam që ndodhen në zonën Refah në jug të Rripit të Gazës kanë qenë objektiv i këtyre sulmeve.

Mësohet se në këto sulme nuk pati të vdekur dhe të lënduar.

Ndërkohë bëhet e ditur se nga zjarri i hapur nga ana e ushtarëve izraelit është vrarë një fëmijë palestinezë, i cili ishte duke u kujdesur për bagëtinë në afërsi të një kampi ushtarak të Izraelit në Rripin e Gazës.

Pas kësaj ngjarjeje zyrtarët ushtarak izraelit nuk lejuan hyrjen në këtë zonë ndërsa trupi i pajetë i fëmijës ende nuk i është dorëzuar familjes.

Bëhet e ditur se edhe një palestinezë nga kampi i refugjatëve El Ajn në perëndim të Nablusit është vrarë si pasojë e zjarrit të hapur nga ushtarët izraelit.

Përgjegjësi për informim i Ministrisë Palestineze të Shëndetësisë, Tarif Ashur deklaroi se tek personi i vrarë janë gjetur ilaçet që përdoren në psikiatri.

Ndërkaq radioja ushtarake e Izraelit për ngjarjen në fjalë tha se personi nuk iu përmbajt urdhrit të ushtarëve për tu ndalur dhe është vrarë pasi i është afruar një pike kontrolli në qytetin Nablus. Radioja në fjalë njoftoi se personi kishte probleme psikologjike.

Në anën tjetër ushtarët izraelit organizuan një bastisje në kampin e refugjatëve El Ajn me pretekst të gjetjes së 3 të rinjve izraelit për të cilët pretendohet se janë rrëmbyer në Bregun Perëndimor.

Dëshmitarët okularë njoftuan se një numër i madh i palestinezëve të cilët u ndikuan nga gazi lotsjellës janë dërguar në spital.

Udhëheqja izraelite pretendoi se 3 të rinjtë janë rrëmbyer më 12 qershor nga vendbanimi Gush Etzion në Bregun Perëndimor dhe për këtë rast mbajtën përgjegjës udhëheqjen palestineze. Ndërkaq parlamenti izraelit i dha autorizim të gjerë ushtrisë për gjetjen e këtyre të rinjve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme