Putin vendos forcat e armatosura në gjendje alarmi

Putin vendos forcat e armatosura në gjendje alarmi

Presidenti rus, Vladimir Putin vendosi forcat qendrore të ushtrisë ruse në gjendje alarmi maksimal duke nisur nga ora 07:00 GMT, njoftoi sot ministri i Mbrojtjes, pasi Rusia kishte konfirmuar riforcimin e pranisë ushtarake në kufirin me Ukrainën.

Konform urdhrit të Putinit, që prej orës lokale 11:00 trupat e Distriktit Ushtarak Qendror si dhe formacionet dhe njësitë ushtarake që ndodhen në këtë territor janë vendosur në gjendje të alarmit maksimal”, njoftoi ministri i Mbrojtjes, Sergei Shoigu, cituar nga agjencitë ruse të lajmeve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme