AI i kërkon Kajros anulimin e dënimeve me vdekje në Egjipt

Amnesty International u kërkoi sot autoriteteve egjiptiane që të anulojnë dënimin me vdekje të 183 përkrahësve të presidentit islamik Muhamed Mursi të shkarkuar nga ushtria.

AI i kërkon Kajros anulimin e dënimeve me vdekje në Egjipt

“Autoritetet egjiptiane duhet të ndërpresin këtë gjykim dhe të urdhërojnë një proces të ri, të barabartë për të gjithë të akuzuarit dhe pa përdorur dënimin me vdekje”, theksoi Hassiba Hadj Sahraoui, zëvendës drejtor për Lindjen e Mesme dhe Afrikën Veriore i OJQ-së me qendër në Londër.

Epilog i një procesi gjyqësor në masë dhe shumë të shpejtë të zhvilluar në fund të prillit, një gjykatë egjiptiane konfirmoi sot dënimin me vdekje për 183 përkrahës të Mohamed Morsi, mes të cilëve edhe shefin e ”Vëllazërisë Myslimane”, Muhammed Badie.

Në total në këtë çështje, 683 persona u dënuan me dënim me vdekje në fund të prillit sepse kanë marrë pjesë në manifestime të dhunshme në Minya, më 14 gusht, të njëjtën ditë ku rreth 700 manifestues pro Morsit u vranë nën plumbat e policëve dhe ushtarëve të Kajros.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme