Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Riadi paralajmëron për një luftë civile në Irak

Ministri saudit i Punëve të Jashtme, princi Saud Al Fayçal, paralajmëroi të mërkurën kundrejt një lufte civile në Irak, që do të destabilizonte krejt rajonin.

Riadi paralajmëron për një luftë civile në Irak

“Situata shumë e rrezikshme në Irak sjell premisat për një luftë civile ku nuk mund të parashikojmë as evoluimin as pasojat në rajon”, paralajmëroi shefi i diplomacisë së monarkisë sunite.

Princi Saud, që mbante një fjalim në hapjen e një mbledhjeje të Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OCI) në Xhedah, dënoi sërish politikën e përjashtimit ndaj sunitëve nga ana e qeverisë irakiane.

Qeveria irakiane akuzoi sot Arabinë Saudite se mbështet dhe financon grupet kryengritëse sunite që po zhvillojnë një ofensivë në Irak dhe se janë rreshtuar në krahun e terroristëve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme