Qipro – Bisedimet e deritanishme, shpresëdhënëse

Negociatori turk Kudret Ëzersaj dhe ai grekoqipriot Andreas Mavrojanis vazhdojnë të takohen rregullisht në zonën tampon të ishullit në kuadër të përpjekjeve për të krijuar një shtet të qëndrueshëm të përbashkët në ishull.

Qipro – Bisedimet e deritanishme, shpresëdhënëse

Vazhdon procesi i bisedimeve që ka rinisur në shkurt me qëllim për ti gjetur zgjidhje problemit të Qipros.

Negociatori turk Kudret Ëzersaj (Kudret Özersay) dhe ai grekoqipriot Andreas Mavrojanis vazhdojnë të takohen rregullisht në zonën tampon të ishullit në kuadër të përpjekjeve për të krijuar një shtet të qëndrueshëm të përbashkët në ishull.

Dje negociatorët realizuan takimin e radhës.

Takimi zgjati 4 orë dhe për diskutim mbi tryezë u shtruan çështjet e Bashkimit Evropian dhe nënshtetësisë si dhe u paraqitën propozimet e palëve.

Në deklaratën që bëri pas takimit negociatori i Qipros turke Kudret Ëzersaj tha se këtë herë mbledhja kaloi në një atmosferë më miqësore dhe të sinqertë krahasuar me takimet e mëparshme.

Ëzersaj sqaroi se është shënuar progres në temat e trajtuara deri më tani, por shtoi ai, mes palëve ende nuk është arritur konsensusi lidhur me përcaktimin e një harte rrugore që do të zbatohet gjatë procesit të bisedimeve.

Takimi i radhës ndërmjet dy palëve të ishullit do të mbahet më 23 qershor. Presidenti i Republikës Turke të Qipros së Veriut, Dervish Erollu dhe lideri grekoqipriot Nikos Anastasiadis do të zhvillojnë edhe një takim tjetër në zonën e ndërmjetme të ishullit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme