Obama nuk e do një miratim të Kongresit për të hyrë në Irak

Presidenti amerikan, Barack Obama u deklaroi liderëve të Kongresit se nuk kishte nevojë për miratimin e tyre të shkruar për fillimin e operacioneve ushtarake në Irak, njoftoi senatori republikan, Mitch McConnell.

Obama nuk e do një miratim të Kongresit për të hyrë në Irak

Presidenti amerikan, Barack Obama u deklaroi liderëve të Kongresit se nuk kishte nevojë për miratimin e tyre të shkruar për fillimin e operacioneve ushtarake në Irak, njoftoi senatori republikan, Mitch McConnell, sipas BBC-së, në përfundim të një takimi me presidentin të zhvilluar dje në mbrëmje në Shtëpinë e Bardhë me figurat kryesore të Kongresit amerikan.

“Do t’ju informoj se çfarë do të ndodhë, por nuk kam nevojë për një miratim të shkruar nga Kongresi për të reaguar”, deklaroi Obama.

Nga ana e saj, Shtëpia e Bardhë u kufizua në informacion duke thënë vetëm se Obama ka folur për përpjekjet e jashtëzakonshme amerikane për forcimin e trupave irakiane të sigurisë për përballjen me kërcënimet e ekstremistëve të Shtetit Islamik të Irakut dhe Damaskut.
Sipas CNN-it liderja e pakicës në Dhomën e Përfaqësuesve, Nancy Pelosi deklaroi që miratimet e Kongresit, të viteve 2001 dhe 2003 për ndërhyrjen në Irak, të ishin ende të vlefshme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme