Vazhdojnë përleshjet mes forcave irakiane dhe militantëve të ISI

Vazhdojnë përleshjet mes forcave irakiane dhe militantëve të ISI

Vazhdojnë përleshjet mes forcave ushtarake të Irakut dhe militantëve të Organizatës së Shtetit Islamik të Irakut dhe Damaskut, ISID.

Ushtria irakiane deklaroi se gjatë sulmeve ajrore të organizuara në Dijala janë vrarë një numër i madh i militantëve të ISID-it.

Ndërkohë që përgënjeshtrohen lajmet se qyteti Telafer ka kaluar plotësisht në duart e militantëve, pretendohet se janë kapur dy komandantë të militantëve të ISID-it.

Një ish-deputet deklaroi se Telaferi vazhdon të rezistoj prej ditës së djeshme dhe se qyteti ende nuk ka kaluar plotësisht në duart e organizatës.

Bëhet e ditur se ushtria irakiane vazhdon me bombardime të qytetit nga ajri.

Në përleshjet e jetuara në këtë qytet kanë humbur jetën një numër i madh i civilëve ndërsa mësohet se humbje të mëdha ka edhe në anën e militantëve.

Në mesin e turkmenëve të armatosur për të mbrojtur lagjet periferike të qytetit të Telaferit ndodhen edhe grat.

Bëhet e ditur se u arrit të ndalet edhe avancimi i ISID-it në drejtim të Bagdadit.

Ndërkohë zëdhënësi i Departamentit amerikan të Mbrojtjes, John Kirby, ka bërë të ditur se mes zyrtarëve amerikan dhe iranian në Vjenë do të mund të bisedohet në lidhje me sigurinë e rajonit, por kjo nuk do të përfshijë ndonjë bashkëpunim ushtarak.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry më herët kishte deklaruar se nuk përjashtohet mundësia për bashkëpunim me Teheranin me qëllim të parandalimit të avancimit të organizatës ISID.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme