SHBA: Të forcojmë luftën kundër financimit të ekstremistëve

Sekretari amerikan i Thesarit, Jacob Lew, në vizitë zyrtare në Arabinë Sudite, vlerësoi sot se ofensiva e xhihadistëve në Irak sjell nevojën për të përforcuar luftën kundër financimit të grupeve ekstremiste.

SHBA: Të forcojmë luftën kundër financimit të ekstremistëve

“Ngjarjet në Irak sjellin nevojën për të dyfishuar përpjekjet tona në luftën kundër financimit të organizatave terroriste”, deklaroi Lew për median pas përfundimit të një takimi me homologun e tij saudit Ibrahim al Assaf, në Xhedah.

Ai shtoi gjithashtu se “bisedoi me Assafin për nevojën që krerët irakianë të lenë mënjanë divergjencat e tyre dhe të venë në praktikë një bashkëpunim të koordinuar për t’u përballur me grupet terroriste si ajo e Shtetit Islamik në Irak dhe Damask”.

Në vetëm një javë, xhihadistët e Shtetit Islamik në Irak dhe Damask, një grupim ekstremist shumë aktiv në Sirinë fqinje, kanë marrë nën kontroll qytetin e dytë më të madh të Irakut, Mosulin dhe një pjesë të madhe të provincës Ninive, Tikrit dhe sektorë të tjerë të provincave të Salaheddinit, Diyala dhe Kirkuk.

Qeveria irakiane akuzon Arabinë Saudite se mbështet dhe financon kryengritësit në Irak dhe se është rreshtuar në krahun e terrorizmit. Një ditë më pas, Riadi kishte akuzuar hapur kryeministrin irakian, Nuri al Maliki, një shiit, se e ka dërguar Irakun në prag të shkatërrimit me politikën e tij të përjashtimit të minoritetit sunit dhe kërkon një qeveri të bashkimit kombëtar në Bagdad.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme