Steinmeier paralajmëron për rrezikun e një "lufte me përfaqësi"

Ministri gjerman i Punëve të Jashtme, Frank-Walter  Steinmeier paralajmëroi fqinjët e Irakut kundër rrezikut që konflikti i përgjakshëm në tokën irakiane të mos kthehet në një ”luftë me përfaqësi” mes fuqive rajonale.

Steinmeier paralajmëron për rrezikun e një "lufte me përfaqësi"

Steinmeier, intervistuar nga e përjavshmja ”Welt am Sonntag”, u bëri thirrje Turqisë, vendeve arabe të Gjirit Persik dhe Iranit të reagojnë për të stabilizuar Irakun.

“Ne duhet të pengojmë një ‘luftë me përfaqësi’ nga fuqitë rajonale në tokën irakiane”, theksoi ai.

Steinmeier deklaroi se keto vende nuk mund të mos kenë një interes, që zhvillohet, përtej Sirisë, në fqinjësitë e tyre më të afërta, një hapësirë e madhe dhe e pakontrollueshme, që kthehet në një vatër mercenarësh, islamikësh dhe terroristësh.

Ai hodhi poshtë idenë për një përfshirje ushtarake të Gjermanisë në konflikt dhe kritikoi qeverinë irakiane për dështimin e saj në integrimin e grupeve të ndryshme rajonale etnike dhe fetare.

“Ndihma ndërkombëtare nuk është përdorur mjaftueshëm për qëllime të stabilizimit politik dhe ekonomik”, shtoi ai duke nënvizuar se Gjermania kishte dhënë 400 milionë euro këto dhjetë vite për ndihma në Irak.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme