Lavrov: Kerry duhet ushtrojë presion mbi Kievin

95086
Lavrov: Kerry duhet ushtrojë presion mbi Kievin

Shefi rus i diplomacisë, Serguei Lavrov, i kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përdorin influencën e tyre mbi autoritetet ukrainase që ato t’i japin fund dhunës në lindje të vendit, gjatë një bisede telefonike me homologun e tij amerikan “John Kerry”.

“Serguei Lavrov i kërkoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës të përdorin influencën e tyre mbi autoritetet në Ukrainë që ato të kenë një vizion më realist të situatës duke u ndërgjegjësuar se nuk ekziston perspektiva që të ketë një zgjidhje ushtarake të konfliktit”, njoftoi Ministria ruse e Punëve të Jashtme në një komunikatë.

Dy personalitetet zhvilluan këtë bisedë telefonike pasi një avion ushtarak transporti katërmotorësh ukrainas, tip IL-76, u rrëzua nga rebelët pro-rusë në Lugansk, në lindje të Ukrainës, duke shkaktuar vdekjen e 49 personave. Ky është bilanci më i rëndë i humbjeve që nga fillimi i një operacioni të gjerë antiterrorist nga autoritetet ukrainase në lindje të vendit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme