Irani kundër çdo ndërhyrjeje të huaj ushtarake në Irak

Irani kundër çdo ndërhyrjeje të huaj ushtarake në Irak

Irani është kundër çdo ndërhyrjeje të huaj ushtarake në Irak, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Marzieh Afkham, pas vendosjes në Gjirin Persik të një avionmbajtëseje amerikane.

“Iraku ka kapacitet dhe përgatitjen e nevojshme për të luftuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmit. Çdo veprim që do të komplikonte situatën në Irak nuk është në interes të këtij vendi dhe të rajonit”, deklaroi Afkham, i cili beson në faktin se populli dhe qeveria irakiane (…) mund të neutralizojnë këtë komplot.

Forcat irakiane po përgatisin një kundër ofensivë dhe kanë riforcuar mbrojtjen e tyre në Bagdad pas ofensivës të kryer nga xhihadistët e shtetit islamik të Irakut dhe Damaskut që kanë marrë qytetin e dytë të Irakut, Mosulin dhe provincat Ninive, Tikrit dhe rajonet e tjera të provincës Salaheddin, si dhe sektorët e provincave të Dijalas në lindje dhe Kirkukut në veri të vendit.

Teherani u shpreh i gatshëm të ndihmojë Bagdadin për të luftuar kundër ofensivës xhihadiste, por pa ndërhyrë në tokë dhe autoritetet iraniane kanë përgënjeshtruar disa herë informacionet e shtypit që kanë raportuar praninë e trupave iraniane në Irak.

Dje, presidenti iranian Hassan Ruhani nuk përjashtoi një bashkëpunim me SHBA-në kundër xhihadistëve.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme