Afganistan–Pjesëmarrja në raundin e dytë presidencial mbi 50%

95090
Afganistan–Pjesëmarrja në raundin e dytë presidencial mbi 50%

Pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Afganistan kalon mbi 50 për qind, njoftoi në Kabul Komisioni Zgjedhor i Pavarur (IEC) pas mbylljes së qendrave të votimit.

“Sipas vlerësimeve, më shumë se shtatë milionë persona kanë marrë pjesë në raundin e dytë, ku 38 për qind janë femra dhe 62 për qind janë meshkuj, në një elektorat që është 13,5 milionë persona, deklaroi gjatë një konference për shtyp në Kabul kreu i Komisionit Zgjedhor të Pavarur, Ahmad Yusuf Nuristani.

Qendrat e votimit u mbyllën në orën 11:30 GMT në Afganistan për turin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, që do të përcaktojnë pasardhësin e Hamid Karzait, njoftuan autoritetet zgjedhore.

”Komisioni zgjedhor i pavarur shpalli përfundimin e votimit në orën lokale 16:00″, deklaroi Zia Ul Haq Amarkhail, shef i sekretariatit të kësaj instance të ngarkuar me organizimin e zgjedhjeve. ”Zgjedhësit që vazhdojnë të jenë në pritje për të votuar në momentin e mbylljes së qendrave të votimit do të mund të votojnë”, theksoi ai.

“Procesi zgjedhor ka qenë një sukses”, theksoi zyrtari, ndërkohë që asnjë incident nuk është njoftuar gjatë ditës, pavarësisht kërcënimeve të talebanëve, që kishin premtuar se do të sulmonin qendrat e votimit dhe personelin zgjedhor.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme