Iraku, prodhuesi i dytë i naftës në OPEC

Prodhuesi i dytë i naftës në OPEC, Iraku prodhon më shumë se tre milionë fuçi nafte në ditë dhe posedon më shumë se 11 për qind të rezervave të konfirmuara në botë, por mbetet i penguar nga dhuna dhe kërcënuar nga ofensiva e DAESH-it në veri.

Iraku, prodhuesi i dytë i naftës në OPEC

Pas tre luftërave dhe 12 viteve embargo në 30 vjet, Iraku është sot prodhuesi i dytë i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC, ku ai është anëtar themelues) pas Arabisë Saudite dhe para Iranit e Kuvajtit.

"Në muajin maj, Iraku ka prodhuar 3,37 milionë fuçi naftë në ditë nga 3,32 milionë fuçi naftë në ditë në muajin prill", sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë (AIE). Prodhimi vjen kryesisht nga jugu shiit në sajë të fushave gjigante të Rumailas si dhe nga veriu rreth Kirkukut.

Ai posedon rezerva të konfirmuara prej 140,3 miliardë fuçi naftë dhe 3 158 miliardë metër kub për gazin natyror.

Eksportet, sipas shifrave zyrtare irakiane, janë regjistruar në muajin maj me 80,04 milionë fuçi naftë, rreth 2,58 milionë fuçi naftë më pak se në muajin shkurt, kur regjistruan rritje me 2,8 milionë fuçi naftë, shifra më e lartë që prej pushtimit të Kuvajtit në vitin 1990.

Zyrtarisht, Iraku ka parashikuar mbi tre milionë fuçi naftë të eksportuara deri në fund të vitit 2014.



Lajme të ngjashme