Afganistan – Fillon balotazhi presidencial

94340
Afganistan – Fillon balotazhi presidencial

Sërish nën kërcënimin taleban, filloi sot në Afganistan turi i dytë i zgjedhjeve presidenciale për zëvendësimin e presidentit Hamid Karzai.

Balotazhi presidencial zhvillohet mes Abdullah Abdullah dhe Ashraf Ganit. Dy kandidatët, të cilët morën numrin më të madh të votave gjatë turit të parë të këtyre zgjedhjeve, ish-ministrat Abdullah dhe Gani, votuan sot në Kabul duke deklaruar se kërkonin zgjedhje transparente dhe pa manipulime.

”Do të refuzoj çdo përpjekje për të futur në kutitë e votimit fletë votimi me emrin tim, po që janë të manipuluara”, deklaroi menjëherë pas votimit ish-ministri i Jashtëm afgan, Abdullah Abdullah.

Ndërkohë, ish-ministri i Financave, Ashraf Gani deklaroi se ”pres me qetësi një përgjigje transparente nga këto zgjedhje”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme