SHBA - Obama konfirmon studimin e të gjitha mundësive për Irakun

Presidenti amerikan, Barak Obama, konfirmoi të enjten se ekipi i tij po studion të gjitha mundësitë përballë dhunës së përgjakshme, që ka goditur Irakun dhe avancimin e shpejtë të militantëve të ISID-it drejt Bagdadit.

SHBA - Obama konfirmon studimin e të gjitha mundësive për Irakun

“Iraku do të ketë nevojë për më shumë ndihmë nga ana e SHBA-ve dhe komunitetit ndërkombëtar”, theksoi Obama.

”Ajo që kemi parë gjatë ditëve të fundit tregon se deri në çfarë pike Iraku do të kishte nevojë për ndihmë nga ana e SHBA-ve dhe komunitetit ndërkombëtar”, deklaroi Obama në zyrën ovale, në përfundim të takimit me Kryeministrin australian, Toni Abot.

“Ekipi ynë i sigurisë kombëtare po studion të gjitha mundësitë”, shtoi ai.

”Ne do të punojmë pa pushim për të gjetur se si mund të japim ndihmën tonë më efikase. Nuk përjashtoj asgjë”, nënvizoi Obama.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme