Kerry u bën apel irakianëve për bashkim kundër ISID

Kerry u bën thirrje drejtuesve irakianë të bashkohen kundër xhihadistëve.

Kerry u bën apel irakianëve për bashkim kundër ISID

Sekretari i përgjithshëm amerikan, John Kerry i kërkoi sot drejtuesve politikë irakianë të bashkohen për t’i bërë ballë avancimit të luftimeve xhihadiste që kërcënojnë Bagdadin, pas shtrirjes në disa provinca.

“Ky duhet të jetë një paralajmërim real për të gjithë drejtuesit politikë irakianë. Momenti ka ardhur për drejtuesit irakianë të mblidhen dhe të tregohen të bashkuar”, deklaroi John Kerry në një konferencë shtypi në Londër.

“Nuk duhet të lejojmë që ndarjet politike të bazuara në dallimet etnike apo fetare të dhunojnë popullin irakian që ka bërë shumë sakrifica këto vitet e fundit”, shtoi sekretari amerikan.

Ai shtoi se Iraku ishte përballur me një armiqësi brutale që përbën një kërcënim për interesat amerikane dhe për ato të aleatëve në Evropë dhe në Lindjen e Mesme.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme