Ban Ki-Mun: Rrëmbimi i konsullit turk në Mosull, i papranueshëm

Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Mun, ka dënuar me një gjuhë të ashpër bastisjen e Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Mosull të Irakut.

Ban Ki-Mun: Rrëmbimi i konsullit turk në Mosull, i papranueshëm

“E kam të pamundur të shpjegoj tronditjen, që përjetova kur mësova lajmin. Kjo është absolutisht e papranueshme”, deklaroi Ban Ki-Mun gjatë një fjalimi në mbledhjen e Task-Forcës së OKB-së për Implementimin e Kundërterrorizmit (CTITF).

Teksa u ndal mbi sulmin e organizuar ndaj Konsullatës së Përgjithshme të Turqisë në Mosull, kreu i OKB-së tha se ishte tronditur shumë si pasojë e rrëmbimit të konsullit të përgjithshëm dhe personelit të përfaqësisë diplomatike turke nga terroristët e Shtetit Islamik të Irakut dhe Damaskut (ISID).

Ai theksoi se ky sulm, që kishte në shënjestër trupin diplomatik dhe civilët, nuk do të mund të përligjet në asnjë farë mënyre.

Sekretari Ban u bëri thirrje qeverisë së Irakut, vendeve të rajonit dhe shoqërisë ndërkombëtare që të bashkëpunojnë me sa kanë në dorë për lirimin e sigurt dhe të menjëhershëm të diplomatëve bashkë me familjet e tyre, por edhe për nxjerrjen e autorëve të ngjarjes përpara drejtësisë.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme