Turqit e Gjermanisë do të votojnë për presidentin

Turqit që jetojnë jashtë shtetit, votën për zgjedhjet presidenciale të Turqisë do ta përdorin në vendet ku ata jetojnë.

Turqit e Gjermanisë do të votojnë për presidentin

Një nga këto vende është edhe Gjermania.

Nënshtetasit me origjinë turke në Gjermani përjetojnë emocionin e të drejtës së votës në zgjedhjet e para, që do të përcaktojnë presidentin e Turqisë.

Ka filluar numërimi drejt zeros për zgjedhjet presidenciale, që do të zhvillohen në 10 gusht.

Ky entuziazëm përjetohet edhe tek turqit që jetojnë në Gjermani.

Konsulli i Përgjithshëm i Turqisë në Hamburg, Mehmet Fatih Ak, në një prononcim bëri të ditur se qytetarët turq do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës në 7 qendra votimi, që do të hapen në Gjermani. Në mënyrë që ta përdorin votën ata fillimisht duhet të jenë të regjistruar në listën zgjedhore. Kontrollin nëse janë të regjistruar apo jo mund ta bëjnë edhe nëpërmjet faqes së internetit të Këshillit të Lartë Zgjedhor në Turqi, sqaroi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme