Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Siri - Filloi lirimi i të burgosurve pas amnistisë së përgjithsh

Me dhjetëra të burgosur kanë filluar të lirohen nga burgjet siriane pas shpalljes së amnistisë presidenciale të dekretuar nga Beshar Esad, njoftoi një avokat i të drejtave të njeriut.

Siri - Filloi lirimi i të burgosurve pas amnistisë së përgjithsh

“Me dhjetëra të burgosur të burgut të Adras u liruan dje dhe kjo po vazhdon edhe tani”, njoftoi Anwar al Bounni, avokat sirian me qendër në Damask, menjëherë pas amnistisë më të gjerë të dekretuar në tre vite luftë mes regjimit dhe opozitarëve.

Një javë pas rizgjedhjes së tij të përfolur, Esadi shpalli amnistinë më të gjerë që prej fillimit të revoltës në vitin 2011 dhe kjo amnisti do të prekë, nëse aplikohet plotësisht, me mijëra të burgosur.

Është hera e parë që prej viti 2011 që një amnisti shtrihet edhe në ndjekjet për terrorizëm, term që përshkruan sipas pushtetit të Damaskut opozitarët dhe përkrahësit e grupimeve anti-regjim në Siri.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme