Pakistani tronditet me një sulm të madh terrorist

88205
Pakistani tronditet me një sulm të madh terrorist

Në përleshjet e dala gjatë bastisjes ndaj një aeroporti në Pakistan nga ana e militantëve taleban, të cilët u maskuan si forcat e sigurisë, janë vrarë 27 persona.

Pakistani mbrëmë u trondit nga një sulm i madh terrorist.

Një grup i përbërë prej 10 personave të armatosur të veshur me uniforma ushtarake dje në orët e vona të mbrëmjes bastisën aeroportin ndërkombëtar Xhinnah.

Nga zjarri që shpërtheu gjatë sulmit u përfshinë edhe disa avionë që ndodheshin në apron.

Në këto përleshje që vazhduan deri në orët e para të mëngjesit u kapën të vdekur 10 terroristë.

Mirëpo në këtë natë të përgjakshme humbje të mëdha kishte edhe në radhët e forcave të sigurisë.

Në këto përleshje janë vrarë 14 pjesëtarë të forcave të sigurisë dhe 3 civil, ndërsa u plagosën 18 të tjerë.

Gjatë operacionit u kapën edhe një sasi e konsiderueshme e municionit dhe mjeteve shpërthyese.

Për shkak të sulmit aeroporti në fjalë u mbyll për fluturime.

Pas kësaj ngjarjeje Linjat Ajrore Turke anuluan edhe fluturimet për në Karaçi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme