Las Vegas – 5 të vdekur pas një shkëmbimi zjarri

Skena ala Far West në Las Vegas, kryeqyteti amerikan i lojërave të fatit, pas një shkëmbimi zjarri, ku humbën jetën të paktën pesë persona, mes të cilëve dy policë.

Las Vegas – 5 të vdekur pas një shkëmbimi zjarri

Shkëmbimi i zjarrit filloi në një piceri dhe vazhdoi në një dyqan gjigant, kur dy persona, një burrë dhe një grua, hynë në picerinë ”Cici’s” dhe hapën zjarr mbi dy policë duke i vrarë në vend.

“Dy personat u larguan më pas duke bërtitur se ky ishte fillimi i një rezolucioni”, tha një dëshmitar.

”Më pas, burri dhe gruaja që e shoqëronte u futën në një dyqan “Walmart”, ku vranë një person të tretë”, sipas CNN-it, përpara se të vetëvriteshin.

Kjo është ngjarja e fundit në një zinxhir ndodhish që tilla, që nuk kanë kursyer as shkollat dhe universitetet amerikane.

“Lehtësia e mbajtjes së armëve të zjarrit është një nga arsyet kryesore për ngjarje të tilla”, thonë ekspertët e policisë amerikane.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme