Teherani në negociatave të ndara me Uashingtonin dhe Moskën

Teherani në negociatave të ndara me Uashingtonin dhe Moskën

Më 9 dhe 10 qershor Irani do të zhvillojë negociata me SHBA-në në Gjenevë më pas bisedime me Rusinë në Romë përsa i përket çështjes bërthamore, njoftoi Ministria iraniane e Punëve të Jashtme.

Është hera e parë që Irani zhvillon negociata të tilla jashtë kuadrit të bisedimeve me fuqitë e mëdha. Irani kishte mbajtur negociata dypalëshe me këto dy vende, por vetëm me rastin e negociatave me grupin 5+1 (SHBA, Rusi, Kinë, Francë, Britani e Madhe dhe Gjermani).

Negociatat dypalëshe me Rusinë, që do të zhvillohen më 11 dhe 12 qershor, dhe ato me SHBA-në synojnë të përgatisin rifillimin e dialogut me grupin 5+1 në Vjenë më 16 qershor, theksoi Ministria e cituar nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve, IRNA.

Zëvendësministrat do të drejtojnë delegacionet iraniane në Gjenevë dhe Romë.
Ministria iraniane e Punëve të Jashtme shtoi se diplomatët iranianë përgatisin bisedime të tjera dypalëshe edhe me anëtarët e tjerë të grupit 5+1.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme