Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Putin: Rusia dhe Ukraina shumë pranë një marrëveshjeje për gazin

Putin: Rusia dhe Ukraina shumë pranë një marrëveshjeje për gazin

Presidenti rus, Vladimir Putin deklaroi se Rusia dhe Ukraina ishin shumë pranë një marrëveshjeje për livrimet e gazit në këtë vend duke u shprehur se nuk e ka diskutuar këtë çështje me homologun ukrainas, Poroshenko në Normandi.

“Jo, ne nuk kemi biseduar për çmimet e gazit me Poroshenkon, por di që Gazprom dhe partneri i tij ukrainas janë shumë pranë një marrëveshjeje përfundimtare”, deklaroi Putin, në propozimet e transmetuara që nga Franca nga televizioni rus.

“Ne nuk përjashtojmë të bëjmë një hap drejt ukrainasve, t’i mbështesim në këtë rast, sigurisht, kur të rimbursojnë borxhin e tyre”, shtoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme