Poroshenko: Fillimi i një dialogu me Rusinë, mundësi për sukses

Poroshenko: Fillimi i një dialogu me Rusinë, mundësi për sukses

Presidenti i zgjedhur ukrainas, Petro Poroshenko u shpreh i kënaqur për fillimin e një dialogu të shpejtë me Rusinë që kishte mundësi të mira për sukses, pas një takimi të shkurtër në Normandi me presidentin rus, Vladimir Putin.

“Dialogu ka filluar, kjo është diçka e mirë”, deklaroi Poroshenko për stacionin televiziv ukrainas ”Kanal 5”.

“Një përfaqësues rus do të vijë në Ukrainë dhe do të diskutoj me të masat e para në kuadër të një plani përsa i përket zgjidhjes së krizës që kam propozuar si president. (…) ”Ne kemi mundësi për ta vënë në zbatim këtë plan”, shtoi ai.

(Ndërkaq) Miliarderi pro-perëndimor, Petro Porochenko bëri sot betimin si presidenti i pestë i Ukrainës së pavarur, gjatë një ceremonie në Parlament me pjesëmarrjen e disa presidentëve dhe kryeministrave të huaj.

I zgjedhur më 25 maj që prej turit të parë të zgjedhjeve presidenciale me 54,7 për qind të votave, Poroshenko, 48 vjeç, bëri betimin mbi Kushtetutë dhe Ungjillin dhe u deklarua president nga drejtuesi i Gjykatës Kushtetuese.

Ai pasoi Viktor Janukoviç, të larguar nga posti i tij në fund të muajit shkurt pas një revolte të përgjakshme në Sheshin e Lirisë në Kiev dhe u arratis pas tre muajve kontestash pro-evropiane.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme