NATO dhe BE përshëndesin betimin e Poroshenkos si president

NATO dhe BE përshëndesin betimin e Poroshenkos si president

Betimi i bërë sot nga presidenti ukrainas, Petro Poroshenko u përshëndet menjëherë nga NATO dhe presidenti i Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, të cilët shprehën në komunikata të ndara mbështetjen e dy institucioneve për Ukrainën, integritetin dhe stabilitetin e saj.

“Përshëndes Petro Poroshenkon për betimin si president i Ukrainës”, shkruan sekretari i përgjithshëm i Aleancës Atlantike, Anders Fogh Rasmussen, në një komunikatë.

Ai kujtoi se NATO është duke finalizuar masat e reja për të ndihmuar Ukrainën dhe mbështetur reformat në fushën e sigurisë dhe mbrojtjen e vendit.

“Aleatët e NATO-s mbeten të vendosur në mbështetjen e tyre për sovranitetin, pavarësinë dhe integritetin territorial të Ukrainës”, nënvizoi Rasmussen.

Van Rompuy, i cili mori pjesë në ceremoninë e betimit në Kiev, përsëriti mbështetjen dhe angazhimin e Bashkimit Evropian për Ukrainën, në një komunikatë.

Poroshenko ka marrë një mandat të fortë për të ecur përpara në rrugën e reformave dhe për të bërë Ukrainën vendin modern dhe demokratik, të cilin qytetarët aspirojnë, një vend të bashkuar dhe të decentralizuar, ku secili gjen vendin e tij dhe ku identitetet e ndryshme dhe minoritetet njihen dhe respektohen.

”Një dialog i thellë dhe pa përjashtime do të luajë padyshim një rol të rëndësishëm në procesin e transformimit”, shtoi ai.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme