Merkel: Rusia duhet të marrë përgjegjësi në krizën ukrainase

Kancelarja gjermane, Angela Merkel në një takim që pati të premten në Francë me Vladimir Putinin i kërkoi këtij që të marrë pjesën e tij të përgjegjësisë në zgjidhjen e krizës së Ukrainës.

Merkel: Rusia duhet të marrë përgjegjësi në krizën ukrainase

Kancelarja gjermane, Angela Merkel i kërkoi Vladimir Putinit që të marrë pjesën e tij të përgjegjësisë në zgjidhjen e krizës së Ukrainës, sipas një komunikate të kancelarisë gjermane të paraqitur pas përfundimit të një takimi mes dy krerëve sot në Deauville, në brigjet e Normandisë.

“Kancelarja shprehu bindjet e saj, se pas zgjedhjeve presidenciale ndërkombëtarisht të njohura, në Ukrainë, koha duhet të përdoret për të arritur në një stabilizim në veçanti në lindje të Ukrainës. Rusia në këtë aspekt duhet të marrë përgjegjësitë e saj të mëdha”, theksohet në komunikatë.

Presidenti rus, Vladimir Putin dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel kanë zhvilluar bisedime në një hotel në Deauville në Normandi, para se të fillonin ceremonitë e 70-vjetorit të Zbarkimit aleat.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme