Bruksel - Obama: Nuk e imagjinoj dot BE-në pa Britaninë e Madhe

Presidenti amerikan, Barak Obama deklaroi të enjten se nuk e imagjinonte Bashkimin Evropian pa Britaninë e Madhe, në interes të Brukselit dhe të Londrës.

Bruksel - Obama: Nuk e imagjinoj dot BE-në pa Britaninë e Madhe

“Ne ndajmë me Britaninë e Madhe një vizion strategjik për një numër të madh çështjesh ndërkombëtare dhe është gjithmonë mirë për ne të dimë se Britania e Madhe ka një vend në projektin evropian”, deklaroi Obama në një konferencë të përbashkët shtypi me Kryeministrin britanik, Dejvid Kameron, në përfundim të samitit të G7-s.

“Është e vështirë për mua të imagjinoj këtë projekt të ecë përpara në mungesë të Britanisë së Madhe dhe është gjithashtu e vështirë për mua të imagjinoj se do të ishte e dobishme për Britaninë e Madhe të ishte e përjashtuar nga vendimet, që kanë një ndikim të madh në jetën ekonomike dhe politike”, shtoi ai.

Dejvid Kameron premtoi se do të organizonte një referendum për qëndrimin e Britanisë së Madhe në BE në vitin 2017, nëse do të rizgjidhej vitin e ardhshëm.

Ndjenja antievropiane është rritur edhe më tepër në Angli gjatë zgjedhjeve evropiane, ku partia eurofobe, "UKIP", që lufton për një dalje të vendit nga BE-ja, u rendit me shumicë votash në krye.

“Jam i sigurt se populli britanik do të marrë vendimin e duhur”, nënvizoi presidenti amerikan.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme