Obama u kërkon aleatëve evropianë rritjen e shpenzimeve ushtarak

Obama u kërkon aleatëve evropianë rritjen e shpenzimeve ushtarak

Presidenti amerikan Barack Obama u kërkoi nga Varshava aleatëve evropianë të rrisnin shpenzimet ushtarake, pas një takimi me homologun e tij polak Bronislaw Komorowski.

“Po shohim një rënie të vazhdueshme, kjo duhet të ndryshojë”, deklaroi presidenti amerikan duke kritikuar shkurtimet në shpenzimet ushtarake për shkak të krizës ekonomike në Evropë.

Sipas Obamës “vendet evropiane, me ndonjë përjashtim të vogël, mes të cilave Polonia, nuk kanë bërë pjesën e tyre në Aleancë, sikurse po e tregon kriza ukrainase”.

Obama u shpreh gjatë një konference për shtyp me presidentin Komorowski se duke marrë parasysh situatën aktuale në çështjet e mbrojtjes dhe të sigurisë pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, qeveria e tij do të rriste shpenzimet e mbrojtjes në dy për qind të PBB-së kundrejt 1,95 për qind që ishte deri tani.

 


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme