Një milion petale trëndafilash mbi Statujën e Lirisë në Nju-Jork

Një milion petale trëndafilash mbi Statujën e Lirisë në Nju-Jork

Një milion petale trëndafilash do të hidhen të premten nga një helikopter mbi Statujën e Lirisë në Nju Jork, me rastin e 70-vjetorit të Zbarkimit në Normandi.

Festime janë parashikuar mbi ishullin ku ndodhet statuja, në përkujtim të angazhimit të forcave amerikane më 6 qershor 1944, bëhet e ditur nga konsullata e Francës dhe e shoqatës “The French Will Never Forget” (Francezët nuk do të harrojnë kurrë”).

Dy flamuj francezë dhe amerikanë me përmasa mjaft të mëdha do të shpalosen në këmbët e statujës nga 130 nxënës të shkollave franceze dhe amerikane të Nju Jorkut dhe Nju Xhersit, në prani të ish-luftëtarëve dhe të personaliteve të larta.

Gjatë paradites, një anije e Marinës Kombëtare ”La Fayette” do të ankorohet në gjirin e Nju Jorkut para statujës. Kjo është një dhuratë e Francës për SHBA-në, e cila është inaguruar në vitin 1886.

Rreth 17 mijë parashutistë dhe 73 mijë ushtarë amerikanë kanë marrë pjesë në Zbarkimin në Normandi më 6 qershorin e vitit 1944, mes së cilëve 2 500 u vranë atë ditë, sipas “The French Will Never Forget”.

Për të festuar 70-vjetorin, Normandia po përgatitet të presë 19 krerë shtetesh ose qeverish, mes së cilëve përveç presidentit francez, François Hollande, presidentët amerikanë Barack Obama dhe ai rus Vladimir Putin, mbretëresha Elizabeth II e Britanisë dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Rreth 1 800 ish-veteranë pjesëmarrës në luftë, shumica të moshës mbi 90 vjeç, priten të jenë të pranishëm në Normandi.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme