Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Al Sissi zgjidhet president me 96,9 për qind të votave

Al Sissi zgjidhet president me 96,9 për qind të votave

Ish-kreu i ushtrisë, Abdel Fattah al-Sissi, i cili drejton ”de facto” Egjiptin që prej shkarkimit të presidentit Muhamed Mursi 11 muaj më parë, u zgjodh president me 96,9 për qind të votave, njoftoi Komisioni Zgjedhor Kombëtar.

Mareshali, i cili u tërhoq nga ushtria për të kandiduar në zgjedhjet presidenciale më 26, 27 dhe 28 maj, mori 23 780 104 vota kundrejt 757 511 për rivalin e tij të vetëm, liderin e së majtës Hamdin Sabbahi.

Qeveria e përkohshme, e marrë nga Sissi, eliminoi nga skena politike lëvizjen kryesore opozitare “Vëllazëria myslimane”.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme