Siri - 61 të vrarë në operacionet e forcave të Esadit

Dhuna në Siri nuk ka të ndalur. Si pasojë e sulmeve të fundit, që forcat e regjimit të Beshar Esadit kanë organizuar në shkallë vendi, 61 vetë kanë mbetur të vrarë dhe janë plagosur shumë të tjerë.

Siri - 61 të vrarë në operacionet e forcave të Esadit

Trupat besnike të regjimit bombardojnë nga ajri të gjitha zonat e kontrolluara nga antiqeveritarët.

Komisioni i Përgjithshëm i Revolucionit Sirian (SRGC) deklaroi se helikopterë të ushtrisë së rregullt kanë bombarduar Halepin dhe kryeqytetin Damask; si pasojë janë shembur dhe dëmtuar një numër i madh ndërtesash.

Në detaje të komunikatës së SRGC-së pretendohet gjithashtu se njësitë e Ushtrisë së Lirë Siriane (FSA) në Humus kanë rrëzuar një avion luftarak të regjimit.


Fjalët Kyçe:

Lajme të ngjashme